Babai/ Haland vështirë të luajë në 2021

Borusia Dortmund zhgënjeu në ndeshjen me Ajaks në CHL faza e grupëve por te gjermanët, çështja që lidhet me rikthimin e Erling Haland, pas dëmtimit të shkuar, përbën një shqetësim realisht të prekshëm.

Klubi verdhezi kërkon ta kthejë në fushë në fund të vitit kalendarik. Lidhur me këtë fakt u pyet babai i tij Alf-Inge i cili për mikrofonat TV2 të Norvegjisë, shpjegoi se rikthimi i shpejtë duket i vështirë.

Sipas tij Haland nuk do mund të kthehet para fundit të vitit 2021: “Duhet të shohim ditë pas dite nëse ka ndonjë përmirësim, por do të ishte një gjë më shumë nëse ai mund të luante disa ndeshje para Krishtlindjeve. Por është një gjë mjaft e pasigurt “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!