E vajtjes, Dinamo mund Tiranën, Skuka protagonist

Pas nëntë vitëve, rikthehet Dinamo -Tirana në një duel të nivelit të lartë.

Kupa e Shqipërisë: Dinamo- Tirana 2-0 (Ibraimi pen 26′, Skuka 39′)

Dinamo si në kohë të arta. Realizon dy gola ndaj Tiranës në takimin e parë të turit të dytë të Kupës së 70-të të Shqipërisë dhe fiton besim për të marrë biletën që të dërgon në 1/8-at.

Përballë bardhebluve në ‘Air Albania Stadium’, formacioni i Shkëmbit ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike me një Xhulio Skuka determinant e përcaktues. Fillimisht fitoi penalltinë që transformoi Ibraimi e më pas gjeti vetë rrugën e rrjetës përmes një aksioni model të bluve dhe konkretizimi perfekt nga ish lojtari i Korabit. Ishte e 39-ta e fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë, Tirana pasi hodhi në fushë Totre, Xhixha e Ismajlgeci u shfaq më kërcënuese duke krijuar raste e goditur shtyllën me Hoxhallarin por në këtë pjesë spaletat e heroit i veshi portieri i Dinamos Edvan Bakaj që zuri vendin e Harizajt të lënduar.

Në fund, Tirana humbi ndeshjen e parë të Kupës por dhe kapitenin Erjon Hoxhallari pasi mori kartonin e dytë të verdhë konvertuar në të kuq./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!