Përballja/ Dinamo-Tirana, 29 trofe të Kupës

Pas nëntë viteve, sot rikthehet dueli Dinamo- Tirana. Me tri takime njëra pas tjetrës (Kupë- kampionat).

Sot nis akti i parë i derbit tjetër kryeqytetas Dinamo-Tirana. Në fushën e Arenës Kombëtare në 16:45, klubet blu dhe bardheblu, zbresin për të vajtjes në Kupën e 70-të, turi i dytë, me plot 29 Kupa të Shqipërisë (16 Tirana, 13 Dinamo) dhe plot 43 tituj kampionë (25 Tirana, 18 Dinamo).

Shifrat janë të frikshme kur sheh se në total ka 69 edicione Kupe dhe 82 kampionate Superiorejeje të luajtura dhe të përfunduara me emrat përkatës. E për të kuptuar historinë e madhe mes dy skuadrave të Tiranës kryeqytet, duhet parë se si do përformohet që sot. Në aktin e parë sezonal. Atë që ofron Kupa e Shqipërisë.

Blutë e Shkëmbit sot pritës, kanë oreks për të bërë mirë në këtë kompeticion por edhe pse kjo mbetet dëshirë-objektiv i Dinamos, në kahun tjetër Tirana me ambicje të mëdha këtë edicion futbollistik duket se do të sulmojë në të gjitha frontet. Kryeson Superioren dhe do vazhdimësi në Kupë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!