Rikthehet Kupa, Partizani në Lezhë, Dinamo- Tirana…

Do të zhvillohen nesër ndeshjet e vajtjes së turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në futboll. Duke nisur nga ora 14:00, shtatë duele për t’i lënë vendin supersfidës në ‘Air Albania Stadium’ ndërmjet Dinamos dhe Tiranës.

Kështu për një vend te 1/8 e Kupës, edicioni i 70-të, në terren të gjitha skuadrat e Abissnet Superiore.

Partizani në një moment kritik në kampionat, do gjëjë Besëlidhjen e Lezhës në Kupë. Lezhjanët sikundër të kuqtë e kanë nisur jo mirë edicionin e ri pasi vetëm në javën e 7-të të Kategorisë së Parë, arritën fitoren e parë sezonale. Në 2016-17 dhe 2019-20, Besëlidhja e ka eleminuar Partizanin nga ky kompeticion.

Ndeshjet e tjera me pritshmëri të lartë janë ato të Peqinit (Egnatia- Kukësi) si dhe Bylis-Skënderbeu.

Pa folur këtu për sfidën e fundit të ditës atë që nis në 16:45 në “Arenën Kombëtare” teksa Dinamo e Tirana nisin duelin e parë nga tri të parashikuara radhazi mes tyre në 03 dhe 17 nëntor për Kupë dhe në 05 nëntor për kampionat.

Te blutë në përballjen e 138- me Tiranën do të ketë dy-tri mungesa të detyruara ndërsa te bardheblutë, trajneri Shehi, ka lënë jashtë formacionit Totren dhe Xhixhën.


Kupa e Shqipërisë / Kalendari për turin e dytë, takimet e vajtjes për 1/8-at:

14:00

Besëlidhja-Partizani

Korabi-Teuta

Bylis- Skënderbeu

Pogradeci- Vllaznia

Flamurtari- Kastrioti

Egnatia- Kukësi (Peqin)

Tomori- Laçi

16:45

Dinamo- Tirana (Air Albania) /Sportim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!