Duro: Partizani ka probleme lart

Shpëtim Duro flet per ‘News 24’ lidhur me situatën e fundit te Partizani. Tekniku i njohur në dukje flet pa doreza duke u ndalur kryesisht te roli i drejtuesëve. Ishi i madh në fushë dhe në pankinë, mendin se të kuqtë lipset të çlirohen paraprakisht pikologjikisht.

Tirana dhe Partizani: ’Sigurisht që janë dy skuadra me emër dhe gjithmonë diskutimi është rreth tyre. Kryefjala e radhës është Tirana, mori një fitore ndaj një rivali direkt. Partizani ka një situatë alarmante. E kemi theksuar, po pritet nga java në javë kthesa, është situatë që Partizani nuk ka qenë prej vitesh, por shpresoj të përmirësohet dhe të dalë nga kjo gjendje.

Si zgjidhet? “Unë jam i jashtëm në këtë muhabet, por trajnerin e nxjerr nga kjo situatë. Problemi është i drejtuesve, besoj se do të gjejnë zgjidhjen e duhur, por çdo javë që kalon mendohet kthesa, por fillojnë dhe problemet psikologjike. Kanë humbur besimin, duhet punë e jashtëzakonshme’’.

Situata te Partizani: “Është situatë jo e mirë, duke pasur parasysh që janë ndërtuar për titull kampion. Sipas statistikave në fillim të kampionatit është skuadra më e shtrenjtë e Superiores. Këtu përfundon dhe debati për investimin. Unë kam lexuar që pas Tiranës, trajneri ka paraqitur dorëheqjen, trajneri ka bërë një akt normal që duhet ta bëjë kur situata nuk është e mirë, por ka besimin e drejtuesve dhe tani pesha u bie atyre. Nuk është problemi vetëm te rezultatet, pasi mungesa e tyre krijon probleme komplekse. Drejtuesit e dinë më mirë situatën e brendshme, kanë besimin që do të ndryshojnë, por trajneri ka bërë mirë që ka dhënë dorëheqjen.

Po lojtarët? “Në të gjithë botën bëjnë gabime portierët, por Alban Hoxha ka 7 vite që është lider te Partizani. Ai e ndjen më mirë gabimin se ne, por jam i bindur se në qoftë se do të bëhet kthesa do të jetë Albani që do ta kalojë këtë situatë. Belica ka dy vite që është pika referuese në mbrojtje, dhe janë këta 2-3 lojtarë që duhet ta nxjerrin nga situata. Unë nuk besoj se ka problem ndërmjet trajnerit dhe lojtarëve, pasi duke kaluar situata nga më të ndryshme, është shumë e lehtë ta godasësh futbollistin, por trajneri duhet të dalë garant për ndeshjet në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!