Partizani ka humbur fillin, Kastrioti ndal Teutën

Shkodër:

Teuta- Kastrioti 1-1 (I. Gruda 51’/ Mudrazija 80′)

Teuta ndalet te barazimi duke luajtur si pritës në ‘Loro Boriçi’ ndaj Kastriotit të Krujës në shifrat 1-1. Ndonëse ekipi durrsak ishte më këmbëngulës në 45 miutat e para, goli i parë i tyre erdhi në pjesën e dytë nga një shkodran si Ildi Gruda.

Krutanët nuk u dorëzuan dhe 10 minuta nga fundi barazuan me Mudrazija. Grgiç i Kastriotit pas një përplasje u dëmtua rëndë. Kroati u shoqërua me ambulancë në spital. Raportimet e fundit shprehen se futbollisti është drejt stabilizimit.

Sakaq Teuta humb terren ndërsa Kastrioti duket se nis kthesën. E tha Ndreu pas takimit: “Jam i bindur se skuadra nga java në javë do të ringrihet dhe sot ishte një shënjë e dukshme”– u shpreh Ramazan Ndreu tekniku i Kastriotit pas barazimit me Teutën.

Tiranë:

Partizani- Egnatia 1-1 (Cara 45+2/ Xhekson 6′)

Partizani në krizë të plotë rezultatesh. I 5-ti barazim në 7 javë plus dy humbje. Probleme në lojë e në riformatim formacioni para takimit. Futbollistë të dëmtuar të pezulluar dhe të “evituar” nga vetë stafi. Egnatia cinike. Pas barazimit ndaj Tiranës javën e 2-të, ndal dhe Partizanin në kryeqytet./Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 7-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!