Seminar për sistemin VAR, UEFA në Tiranë

Departamenti i Arbitrimit në FSHF organizoi një seminar me arbitrat shqiptarë, ku u diskutua në hollësi për mënyrën se di duhet të funksionojë sistemi VAR në një ndeshje futbolli. Seminari, ku mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s për sistemin VAR, Pavel Gil, kishte për qëllim “momentet e ndërhyrjes” së sistemit VAR në situatat që përmban protokolli për gol, penallti, karton i kuq dhe gabim në identifikim.

Gjatë seminarit që zgjati dy ditë, të gjitha temat u prekën në detaje si në aspektin teorik ashtu edhe me pamje vizive, duke bërë të mundur që të gjithë pjesëmarrësit në seminar të ishin aktiv në debate dhe pyetje.

Një nga pikat me delikate të prekura në seminar ishte “topi në fazën sulmuese dhe shkeljet që ndodhin gjatë kësaj faze – APP faull” kur shënohet një gol. Kjo për vetë faktin se VAR duhet të marrë në konsideratë disa detaje të cilat kërkojnë interpretim personalisht nga vetë personi në rolin e VAR-it.

Pozicioni jashtë loje ishte një tjetër teme e cila pati mjaft diskutime si në aspektin e interpretimit të “Rregullit 11 – Pozicioni jashtë loje” ashtu dhe në përdorimin e teknologjisë për këtë shkelje e cila kërkon saktësi në vendimet me sistemin VAR.

Pjesa e përdorimit të teknologjisë gjithashtu ishte me mjaft interes për të gjithë pjesëmarrësit duke qenë se jemi ende në hapat e parë.

Teknologjia është një element, që kërkon saktësi, por në të njëjtën kohë kërkohet edhe shpejtësia në vendimet që duhet të marrë sistemi VAR. Mënyra e përzgjedhjes së kamerave për situata të ndryshme dhe komunikimi VAR ishte tjetër temë me interes për të gjithë të pranishmit.

Instruktor i UEFA-s në këtë seminar, Pavel Gil (POL), i cili ka një eksperiencë të madhe në përdorimin e sistemit që në momentet e para të implementimit të këtij sistemi në Europë, tha për Fshf.org se është shumë e rëndësishme që të diskutohet në vazhdimësi me arbitrat për rregulloren e sistemit VAR dhe për mënyrën se si duhet të funksionojë në të mirë të lojës së futbollit.

“Emri im është Pavel Gil dhe jam instruktori i UEFA VAR. Jam ftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për seminaret e VAR-it, me arbitrat dhe asistentët e VAR. Doja të ndaja me pjesëmarrësit njohuritë për implementimin e sistemit VAR në UEFA, si funksionon në UEFA dhe të ndaja me ta eksperiencën tonë, cila është mënyra më e mirë për të analizuar situatën, cila është mënyra më e mirë për t’i thënë vendimin lojtarëve, trajnerëve dhe publikut. Pjesëmarrësit ishin në një nivel të lartë, arbitrat bënë shumë pyetje.

Unë besoj shumë që ky mesazh ishte i vlefshëm për ta. Ata do të gjejnë tema interesante dhe do t’i praktikojnë udhëzimet tona, udhëzimet e UEFA-s, në ndeshjet e tyre. Besoj se do t’i ndihmojnë të qëndrojnë në linjën e UEFA-s gjatë ndeshjeve në Shqipëri. Në emër të UEFA-s do të doja t’ju falënderoja për ftesën! Është shumë e rëndësishme për ne të mbajmë të njëjtin nivel të ndërhyrjes në të gjithë Evropën. Falë këtyre takimeve, njerëzit që marrin pjesë në këto takime mund të mbajnë filozofinë tonë, linjën tonë dhe ndihmon të kuptohen vendimet e arbitrit në UEFA dhe në Shqipëri, te lojtarët, te mbështetësit dhe trajnerët”, – tha Gil në prononcimin e tij.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!