Kukësi thyen Dinamon, çudit Shkëmbi: S’kam kritika

Trajneri i Dinamos: “Ishte një moment, një gabim shpërqendrimi i mbrojtjes”.

Vijon të shkëlqejë Kukësi i Diego Longos. Mbrëmjen e sotme teksa në ‘Air Albania’ u ndeshën Dinamo dhe Kukësi, verilindorët fitun 0-1 me një gol të shënuar nga Edi Basha në të 28-ën.

Pas këtij suksesi, Kukësi kap Tiranën në krye me 14 pikë ndërsa Dinamo mbetet te 9 pikët.

Ndërkaq, pas ndeshjes trajneri i bluve Bledi Shkëmbi e quajti performancë të mirë përballjen e të tijëve ndërsa Longo u duk larg euforisë.

Longo: ”Nuk e di nëse mund ta quaj dashuri, por është ndjenjë që jam afër me lojtarët, por po bëjmë mirë dhe jam shumë i lumtur”.

Shkëmbi:“Mendoj që ishte një moment, një gabim shpërqendrimi i mbrojtjes. Duhej ta zgjidhnim. Mendoj se po kontrollonim lojën si gjatë 90 minutave, bëmë një gabim në rreshtim e mospërqendrim. Pavarësisht se u munduam, nuk ia dolëm të barazonim.

Në futboll nuk ka asnjëherë që të kesh skuadrën në 100%. Ne e bëmë shumë mirë, përveç atij momentit të golit”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!