Josa në debutim, vëmendje te klasikja e Shodrës

Java e 7-të Abissnet Superiore do të luajë sot dy takime. Fillimisht në stadiumi ‘Laçi’ në 13.45 vendasit ndaj Skënderbeut të Korçës ndërsa në 16.45 klasikja e Shqipërisë, Vllaznia- Tirana në ‘Loro Boriçi’.

Në të dyja takimet inetersi shkon në makismum dhe arsyet janë disa.Në Kurbin, për herë të parë pas zhvillimëve në pankinen bardhezi do të debutojë një mjeshtër i trajningut shqiptar si Mirel Josa. Tiranasi 58 vjeçar pranoi të marrë drejtimin e bardhezinjëve vetëm pak ditë më parë teksa do të udhëheqë një grup futbollistësh që vetëm javën e kaluar gjeti fitoren e parë sezonale.

Skënderbeu nga ana e tij ende nuk ka parë fitoren në këto 6 javë. Për pasojë ekipi i shquar i dekadës së kaluar, ende në fund me vetëm tri pikë.

Klasikja në Shkodër do të vijë pak orë më vonë. Vllaznia u mund javën e 6-të nga Kukësi ndërsa Tirana arriti të fitojë derbin 163 ndaj rivalëve të përjetshëm sportivë të Partizanit.Në fakt, veç rivalitetit dhe historisë brilante, mes tyre kjo supersfidë, vlen edhe në sencin e pikëve. Vllaznia ka 9 pikë ndërsa Tirana në krye (bashkë me Kukësin) me 14 pikë.

Për t’u evidentuar fakti, klubet janë gjobitur nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për sjellje të gabuar të tifozerive respektive në ndeshjet po respektive.

Sakaq, Dinamo- Kukësi (0-1) u luajt dje në ‘Air Albania Stadium’ dhe përfundoi 0-1 për Kukësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!