Gasperini para Lacios: VAR po prish futbollin

Akuza të rënda të strategut të Atalantës për teknollogjinë në futboll.

Mungesa e qartësisë, improvizimi, pasiguria dhe konfuzioni. Për Xhan Piero Gasperinin sistemi VAR po “shtrembëron” futbollin italian. Ngjan me qark të mbyllur mes trajnerëve-lojtarëve-tifozëve nga njëra anë dhe arbitrave nga ana tjetër që duhet zgjidhur.

Fjalë të forta, koncepte të pohuara tashmë nga trajneri i Atalantës, por të rikonfirmuara sot në prag të ndeshjes kundër Lacios:

Ka një problem shumë serioz: në këtë futboll e kam të vështirë të kuptoj topin me dorë, VAR-in, kontrastet, edhe pse kam shumë vite në futboll. Unë nuk e kuptoj, lojtarët nuk e kuptojnë, publiku nuk e kupton. Në shumë ndeshje ndodhin ngjarje të papritura, por mbi të gjitha nuk ka qartësi.

Atrbitrat na thonë: Mjaft, rrini urtë, por sipas meje problemet duhen thënë. Ndoshta asgjë nuk zgjidhet. Dhe këtu nuk po flas vetëm për shqetësimet e Atalantës por për gjithë futbollin italian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!