Rrahmani: Të gjithë po shohin Napolin pretendent

Pas 10 javëve në Seria A, Napoli kryeson me 28 pikë (9 fitore një barazim). Milan aq pikë; 28.

Me Spaletin në timon, ndihet më lider se kurrë. Amir Rrahmani shijon momentin te Napoli dhe tregon pas fitores me Bolonjën 3-0 në ‘Maradona’ se Napoli me ecurinë e deritanishme i ka bindur të gjithë.

“Bëmë një punë të madhe sot, ishim të fokusuar, duhet të jemi gjithmonë të fokusuar te kundërshtari. Gjithmonë them që të mbrohemi. Çdo gjë fillon se më kë ndeshesh. I gjithë ekipi është i rëndësishëm. Nëse ata punojnë mirë është më e lehtë për të gjithë. Koulibaly është në mesin e ekipit, më i miri në botë, jam krenar që luaj me të”, tha ai për Sky.

Për titullin mbrojtësi Dardan tha: “Është herët, kanë kaluar vetëm dhjetë ndeshje. E thashë edhe më parë: duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje , të gjitha janë të vështira dhe do të jenë edhe më të vështira sepse të gjithë e dinë forcën tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!