Milan ndaj Torinos, Ibra në listë

Në listën paraprake të Specias përfshihet sulmuesi kuqezi Rei Manaj. 

Seria A hap javën e dhjetë sot me tri takime. Fillimisht në 18:30 Specia pret Xhenovan në një derbi lokal ndërsa po në këtë orë vjen dhe përballja tjetër e zonës së poshtme të tabelës mes Venecias dhe Salernitanës.

Në mbrëmje, kalendari i javës rezervon duelin Milan- Torino. Sfidë e cila për herë të parë pas 10 javësh mund të nxjerrë provizorisht në krye ekipin e Stefano Piloit. Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda te Toro.

Milan dhe Napoli janë duke shkëlqyer në Seria A. Dy ekipet kanë nga 8 fitore dhe një barazim në 9 javë të luajtura.

Sot Seria A:

18:30 Specia- Xhenova

18:30 Venecia- Salernitana

20:45 Milan- Torino

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!