Tirana mund Teutën dhe “Covidin”

Abissnet Superiore java e 5-të. Teuta- Tirana (Elbasan Arena’)

Teuta- Tirana 2-3 (Ivanoviç 16′, Najdovski 49′ aut/ Xhixha 1′, Totre 51′, Limaj 64′)

Tirana pas problemëve me infektimet e futbollistëve me koronavirus zbret në fushë teksa zhvillon një ndeshje mjaft të mirë në duelin me Teutën në ‘Elbasan Arena’. Merr tri pikë për kreun e renditjes.

Në këtë javë të 5-të e cila mbyllet nesër me Vllaznia- Dinamo, bardheblutë e nisën me vrull ndërsa me Xhixhën protagonist shënojnë që në minutën e parë.

Reagimi i Teutës jo i shpejtë por edhe pse kështu,’Djemtë e Detit’ pas asistit të Kallakut, arrijnë të barazojnë me Ivanoviç pa u mbushur 17 minuta lojë.

Fraksioni i dytë, i gjithi spektakolar. Fillimisht katranos Najdovski duke shkaktuar autogol në favor të Teutës. Nuk ka dekurajim, ekipi i Shehit ia del të shënojë dy gola dhe të përmbysë në 2-3 final. Goli i Limajt në të 64’ën një perlë e realizuar plot klas.

E radhës për Tiranën derbi me Partizanin në ‘Air Albania Stadium’. Teuta humbi pikët por fitoi Lorenco Vilën me sulmuesin që vjen nga një dëmtim i gjatë. Gara sapo ka nisur…

Momentet e golave në Teuta- Tirana

1’ Gol Tirana 0-1. Xhixha pasi ka humbur mundësinë e parë në sekondat e para në aksionin e radhës ndjek një aksion dhe e godet topin drejt e në rrjetë.

16’ Gol Teuta barazon Ivanoviç Rikthehet barazia në fushë. Pas një goditje dënimi të Kallakut, Ivanoviç me kokë çon sferën në rrjetë 1-1

49′ Gol Teuta me një autogol të Najdovskit 2-1

51’Gol Tirana shënon Totre pas pasimit te Seferit 2-2

64′; Gol Tirana shënon një eurogol nga goditja standarte Vesel Limaj. 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!