Shkëmbi: Dinamo ka sulmin më të mirë në Superiore

Trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi doli sot para mediave për të folur lidhur me ndeshjen e skuadrës së tij në ‘Loro Boriçi’ me Vllazninë. Supersfida luhet nesër (hënë) dhe do të startojë në 19:45. Tekniku korçar flet me superlativa për shkodranët ndërsa shton se te grupi i bluve ka sulmin më të mirë në qarkullim.

Shkëmbi:

Pauza – “Jam i kënaqur me lojtarët. Pauza na shërbeu mirë për disa lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Tani i mbetet ndeshjes për të parë se çfarë do të bëjmë.”

Vllaznia – “Vllaznia është një nga skuadrat më të forta, që bën futboll shumë të mirë, ka nisur ciklin vjet që ka bërë mirë dhe këtë sezon po bën mirë, e respektojmë kundërshtarin tonë.”

Problemet fizike – “Kemi pasur disa probleme fizike, që mendoj se do të na penalizojnë për nesër. Gavazaj nuk do të jetë edhe Ali Samake mendoj se vështirë do të jetë. Nuk kam qejf të ankohem për mungesat, lojtarët duhet të japin maksimumin gjithmonë kur i japim mundësitë.”

Latifi – “Latifi është një bashkëlojtar i imi e respektoj dhe kemi fituar shumë bashkë, për kampionatin tonë është një luks ta kesh si lojtar.”

Sulmi – Ekipi im në sulm është më i miri nga të gjithë, mendoj për sulmuesit e skuadrës time. Vllaznia meriton respekt jo në sulm, por si gjithë ekip.”

Sinani – “Sinani është rritur te Vllaznia dhe tifoz, por në futboll nuk dihet asgjë para ndeshjes gjithmonë merret vesh prapa saj.”

Kampionati – “Kampionati duket se është një nga më të vështirët edhe për mënyrën sesi ka nisur duke parë diferencat dhe asnjë ekip deri në fund nuk do të bëjë diferencën e madhe.”

Rezultatet e njëjta me Vllazninë – “Vllaznia patjetër që do të jetë e vështirë kemi pothuaj të njëjtat rezultate, do të shkojmë për ta fituar dhe si është dhe në futboll, që brenda saj ka dhe pak fat.”

Tifozeria – “Mendoj që për tifozerinë është shumë mirë për të dyja ekipet, e kam bindje që sa më shumë tifozë të ketë në stadium është mirë për të dyja krahët. Një atmosferë e mirë na mungon këto vitet e fundit. Unë kam dëshirë që të fitojmë nesër.”

Rivalët – “Dëshira për rivalët është pak shpejt mendoj, ndoshta në fazën e fundit ndoshta do të na duhet që të bëjmë llogari edhe për rivalët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!