Partizani, testi miqësor me Shkëndijën

Miqësore: Partizani- Shkëndija Tetovë 2-2

Partizani dhe Shkëndija e Tetovës luajtën sot një test miqësor në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Të dy teknikët respektivë Ilir Daja dhe Bruno Akrapoviç ofruan formacionet ideale në një miqësore e cila në faza të caktuara të lojës u pa spektakolare.

Në pjesën e parë Partizani shënoi dy gola me Herald Markun dhe Kardozon por në të dytën tetovarët ia dolën të balancojnë shifrat në 2-2.

Për tu evidentuar rrjeta e Sidrit Gurit i cili pas aventures belge i është bashkuar Shkëndijës. Këta të fundit shënuan edhe një gol tjetër por që gjyqtarët e anuluan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!