Spanja dominon Italinë, merr biletën e finales së Nations

Itali- Spanjë 1-2 (Pelegrini 83/ Ferran Torres 17′, 45+2)

Finalistja e parë e edicionit të dytë të Nations League është Spanja. Iberikët mundën 1-2 Italinë në ‘San Siro’ falë dy golave të sulmuesit të Sitit Ferran Torres shënuar në pjesën e parë.

Vendasit e Mançinit kondicionuar nga dalja me të kuqe e mbrojtësit Bonuçi në fund të fraksionit të parë, ia dolën të shënojnë një gol në të 83-tën por pa mundur dot të evitojë humbjen pas 37 ndeshjeve pozitive.

Për t’u evidentuar te Spanja lojtarët e rinj por me mjaft talent si Ferran Torres (21), Gavi (17), Zheremi Pino (18), Brajan Gil (20). Loja e formacionit të Luis Enrikes u ngjit në nivele të larta teknike aq sa veç shifrave arriti të mbajë afro 75% topin. Një pjejadë së cilës po ti shtosh dhe mungesat e Pedrit dhe Ansu Fatit vështirë të parashikohet se deri ku mund të shkojë në të ardhmen e afërt.

Spanja në finale më 10 tetor ndaj Belgjikës ose Francës të cilat luajnë nesër në Torino. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!