S’ka dënim për Çakër, gjykon Gjermani-Rumani

Ndeshja e ditës së premte mes Gjermanisë dhe Rumanisë që do të luhet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’ për Grupin J, do të gjykohet nga turku Xhynei Çakër.

Kjo bie ndesh me obsionin se UEFA e cila u tha se kishte pezulluar gjyqtarin e njohur pas polemikave në ndeshjen mes Milanit dhe Atletiko Madrid në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve fituar nga madrilenët 1-2.

Gjyqtari turk ishte në qendër të vëmendjes pasi i dha Atletiko Madrid një penallti inekzistente në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve. Milan u ankua në UEFA ndërsa kjo e fundit tha se e kishte pezulluar pa afat.

Ndërkaq, sipas asaj që shihet në faqen e UEFA-s një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Gjermani- Rumani do të jetë e gjitha e një treshjeje truke me Çakër në krye..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!