Kombëtarja seanca e fundit, nesër në Hungari

Shqipëria do të zhvillojë sot seancën e pasdites sipas programit të paracaktuar. Të premten Shqipëria dhe delegacioni që shoqëron do të niset drejt Hungarisë.

Kombëtarja e Shqipërisë sot në ditën e katërt përgatitore në Tropikal (Durrës). Intensiteti i ditëve të kaluara pritet të zëvendësohet me kolaudimet e fundit përpara se kuqezinjtë me Edi Rejën në timon të nisen drejt Budapestit të premten.

Sipas axhendës paraprake do të ketë edhe një seancë në tokën hungareze para ndeshjes deçizive të së shtunës në ‘Puskas Arena’ me ekipin e Marko Rosit.

Ekipi shqiptar më 9 tetor do të luajë ndeshjen e rëndësishme për kualifikueset të Grupit I të“Katar 2022” për zonën europiane.

Situata:

Shqipëria ndjek Anglinë në fushatën kualifikuese të Grupit I. Në renditjen aktuale me 6 ndeshje të luajtura Anglia e para me 16 pikë, Shqipëria pason me 12-të. Polonia ka 11 ndërsa Hungaria 10-të. Andorra 3 dhe në fund San Marino me 0 pikë.

Formacioni:

Etrit Berisha do të jetë ai që pritet të mbajë peshën e madhe të ruajtjes së kuadratit. Mbrojtja me Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, dhe Trashi. Në role të veçanta në mesfsushë priten: Gjasula, Bare dhe Bajrami ndërsa në sulm Cikalleshi, Manaj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!