Kore raciste, Kulibali padit

Mbrojtësi franko-senegalez i Napolit merr vetë situatën në ‘dorë’, prokura e FIGC hap një hetim për incidentin me bazë racizmin.

Kalidou Kulibali mbrojtësi i Napolit, shpërthen në akuza pas koreve raciste të dëgjuara sipas tij në Fiorentina- Napoli (1-2). Madje dhe dy lojtarë të tjerë të Napolit, Osimhen dhe Anguisa, u ofenduan pak pas ndeshjes në Firence.

Pas reagimit të shpejtë mbrojtësi ka reaguar dhe në Instagram. madje duke ju kërkuar autoriteteve urgjentisht që të marrin masa.
Majmun m…Më thërritën kështu. Këta tipa nuk kanë lidhje fare me sportin. Të identifikohen dhe të mbahen larg stadiumeve, përgjithmonë”

Prokuroria Federale hapi një hetim pasi kishte marrë raportet e inspektorëve të saj dhe kishte dëgjuar lojtarin: “Në orët e ardhshme, akte të tjera hetimore do të kryhen duke marrë dokumentet përkatëse nga Shtabi i Policisë së Firences”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!