Kualifikueset ‘Katar 2022’, Reja zbardh listën e tetorit…

Edi Reja ka në axhendë të hënën një konferencë për shtyp për të shpjeguar strategjinë dhe listën për ndeshjet vendimtare të muajit tetor. Parashikuar në 13:15 në Tropikal në Durrës

Shqipëria po lufton fort për të qënë në zonën e sipërme të Grupit I në kuafikuesët europiane për Botërorin ‘Katar 2022’. Me 12 pikë në 6-të takime, kuqezinjtë e teknikut Reja, pozicionohen aktualisht në vendin e dytë. I mjaftueshëm për të luajtur në fazat e Play-Off-it…

Ndërkaq, trajneri i Shqipërisë sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit në FSHF, bën me dije se 75 vjeçari ka zbardhur sot listën paraprake të skuadrës e cila në 9 tetor dhe 12 tetor do të luajë sfidat me Hungarinë dhe Poloninë.

Ndërkaq, rikthehen në grupin kuqezi Kastriot Dermaku, Ermir Lenjani dhe Federik Veseli. Do të mungojë për shkak dëmtimi mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi me skuadrën e cila pritet të grumbullohet nesër në ‘Tropikal’, Durrës.

Materiali:

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën me emrat e 25 lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Lista kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanon-n në Spanjë. Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, teksa pas impenjimeve me klubet në fundjavë lojtarët do të grumbullohen të hënën në kompleksin Tropikal në Durrës për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren në eliminatoret e Botërorit. Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në transfertë. Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë.

Të hënën trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë në konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 13:15 në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e tetorit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!