Shaland zbardh listën e Kosovës për tetorin

Kosova në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.katër pikë në 5 ndeshje kualifikuese ‘Katar 2022’.

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” në progarm në 9 dhe 12 tetor.

Fillimisht Kosova do të udhëtojë në Suedi për t’u ndeshur në Solna me vendasit më 9 tetor, ndërsa më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do presë Gjeorgjinë.

Sipas njoftimit paraprak të teknikut zvicerian të dardanëve, pjesë e listës është edhe futbollisti i Viteshës, Toni Domgjoni. Me situatën në proces, FIFA ende nuk ka dhënë dakortësinë.

Në axhendë, trajneri i Kosovës të hënën në orën 11:00 ka në radhë konferencën për shtyp. Portieri i Tiranës Visar Bekaj pjesë e listës.

Lista e Kosovës për ndeshjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!