Barça? Ten Hag i shtohet listës…

Ronald Koeman, trajneri holandez pritet të jetë për herë të fundit sot me emërtimin teknik i Barcelonës. Pasur parasysh ndeshjën e mbrëmjes në ‘Wanda Metropolitano’ kundër Atletiko Madrid, humbja do të ishte vula përfundimtare e largimit. Paçka se ai do të drejtojë nga tribuna (pezulluar nga disiplina).

Emrat e zëvendësuesve të mundshëm kanë ditë që kanë qarkulluar. Ish -trajneri i Juventusit Andrea Pirlo, ikona e Barçës Ksavi Hernandez, trajneri i Belgjikës Robert Martinez dhe trajneri aktual i River Plate Marcelo Galardo.

Ndërkaq, sipas ‘Catalunya Radio’, ka një emër të ri që i shtohet listës së kandidatëve. Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag, sipas radios katalanase po merr kuotat e mjaftueshme për të marrë timonin e Barçës.Në dukje një tentativë e vështirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!