Laporta kërkon trajner, Koeman i ikur…

Andrea Pirlo, fiton pikë ndaj pamundësisë së Roberto Martinez. Ksavi Hernandez duket se nuk përshtatet me presidentin aktual Laporta.

Në vend të një bonusi për të qëndruar, Ronald Koeman futet të orët e fundit te klubi Blaugrana. Barça edhe një herë humbi 3-0 ndaj Benfikës të mërkurën mbrëma.

Po me këtë rezultat ekipi i famshëm spanjoll kishte humbur edhe me Bajrenin e Mynihut duke ulur ndjeshëm shanset për të dalë nga grupi E.

Në fakt, drejtuesit e Barcelonës u takuan deri në 4 të mëngjesit të martën në mbrëmje për të diskutuar të ardhmen e trajnerit holandez por dështimi i djeshëm në Lisbonë për CHL, ka vulosur ndjeshëm të ardhmen e tij..

‘AS’ teksa e quan sot në faqe të parë të ‘fundosur’, raporton se shkarkimi i Koeman do t’i kushtojë Barcelons 12 milionë euro. Me klubin e zhytur në borxhe shifra mund të rritet ende. (Borxhi i Barçës 1.325 milionë euro). Një takim tjetër rreth krizës aktuale pritet të mbahet në orët e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!