Nuabueze në ‘tribunë’, asnjë gol te Kuala Lumpur

U largua nga Laçi për të migruar në Malajzi. Kirian Nuabueze, sulmuesi që me Laçin në sezonin 2019-20 u shpall golashënuesi më mirë me 24 gola vazhdon karrierën sportive me Kuala Lumpur.

Pasi shfaqi disa probleme shëndetësore ‘Kiri’ zgjodhi të largohej me mirëkuptim nga radarët e Superiores duke lënë sezonin e kaluar me 7 gola.

Por aventura e nigeriano- amerikanit 28 vjeçar duket se ka patur një ecuri mjaft negative.

Transferimi i amerikanit për te ekipi i Bojan Hodak, u realizua për të zgjidhur problemin e “sulmuesit kryesor” që kishte penguar skuadrën e Kuala Lumpur City për të ecur përpara. Dëmtimi i Dominic da Sylva, si dhe pasiguria për cilësitë e Romel Morales (në fakt Morales po shënon rregullisht), bënë që Nuabueze të ishte afrim i detyruar’, shkruanin mediat vendase.

Ndërkaq, nuk ka një raport të qartë lidhur me pozicionin e ish-bombërit të Superiores. Mungesa e minutave të ish-sulmuesit të Laçit, duket disi e habitshme. Ai ka luajtur vetëm 85 minuta e për pasojë, ende nuk ka provuar golin malajzian.

Në të shkuarën Nuabueze është aktivizuar edhe në Armeni, Maqedoninë e Veriut, Slloveni dhe në Kosovë te Drita, para se t’i bashkohej bardhezinjve të Laçit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!