Sherif turpëron Realin, Mesi supergol me PSG

Real Madrid turpërohet nga Sherif Tiraspol në ‘Santiago Bernabeu. Skuadra që e nisi Ligën e Kampionëve duke u përballur me Teutën e Durrësit, mbrëmjën e sotme ka fituar 1-2 ndaj klubit më me histori në kontinent e botë, Realit të Madridit.

Surprizon edhe Bryzh teksa kalon në gjerman Lajpcig. Ndërkohë supersfida PSG- Siti u mbyll 2-0 në favor të PSG-së. Lionel Mesi shënoi golin e dytë pa asistimit të Kilian Mbape. E para ‘magji’ me uniformën e PSG-së për argjentinasin 34 vjeçar.

Liverpul kafshon në ‘Dragao’ Porton vendase 1-5. Milan me 10 futbollistë e pëson në fund 1-2 me Atletikon e Madridit.

Rezultate sot:

Ajaks- Beshiktash 2-0

Shahtjor Donjetsk- Inter 0-0

PSG- Mançester Siti 2-0

Lajpcig- Klub Bryzh 1-2

Porto- Liverpul 1-5

Milan- Atletiko Madrid 1-2

Dortmund- Sporting Lisbonë 1-0

Real Madrid- Sherif Tiraspol 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!