Napoli për rekord, Arsenal del nga…kriza

Insinje 400 ndeshje me Napolin…

Ecuria e Napolit në Seria A në ‘erën’ Spaleti, vërtetë impresionuese. Gjashtë takime gjashtë fitore dhe 18 pikë të plota, nuk i ndodhnin napolitaëve edhe në vitet kur shpalleshin kampionë dhe në ‘rozë’ kishin një futbollist jashtëtoksor si Diego Armando Maradona. Sot ndaj Kaljarit shifrat 2-0.

Por sot pati edhe një fitues të madh. Ishte derbi i Londrës teksa Arsenal me Granit Xhakën e rikthyer në formacion, shkatërron Totenhemin 3-1 duke dalë nga kriza e bërë 9 pikë në tabelë.

Në Spanjë në La Liga, Barcelona rikthehet e frikshme ndërsa fiton 3-0 ndaj Levantës së Bardhit. Rikthimi me gol i Ansu Fati, ka bërë ‘xhiron’ e mbrëmjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!