Brdariç: Të vendosur ndaj Partizanit, ndjesë tifozëve për…biletat

Trajneri: Lojtarët e mi më të uritur se lojtarët e Partizanit për të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç i shoqëruar nga mbrojtësi i majtë Esin Hakaj, doli sot para mediave sportive për të folur rreth transfertës se nesërme me Partizanin në ‘Elbasan Arena’.

Ai foli me dorë në zemër lidhur me një insituatë me tifozët dhe iku me marifet kur drejt tij shkoi një pyetje pa shumë vend që lidhej me stolin në rast humbjeje…

Brdariç:

“Do e nis me kërkesën për falje ndaj tifozëve të Vllaznisë për deklaratat e mia të javës që kaloi lidhur me çmimet e biletave. Nuk e dija se ishte një rritje aq e zhbalancuar për më tepër nuk është çështja ime. Nuk më takon mua të flas për rritjen ose jo të biletave. Veprim i nxituar nga ana ime dhe njëherë dua t’ju kërkoj ndjesë”.

Humbja me Labërinë dhe tani vjen Partizani…Ju lëkundet stoli nëse merrni rezultat negativ nesër?

“Ishim të ndërgjegjshëm për veprimin që bëmë në atë ndeshje. Për të aktivizuar edhe lojtarë të tjerë sepse ne mendojmë se kemi më shumë se 11 lojtarë. Ndaj Partizanit duhet të futemi në fushë me mendimin se do luftojmë fort dhe natyrisht për të marrë më të mirën nga ajo ndeshje.”

Kontigjenti i gjithi gati?

Po. I kemi të gjithë nesër. Ata që do futen në fillim por dhe ata në stol do të jenë mjaft të motivuar dhe mjaft të uritur. Madje më të uritur se lojtarët e Partizanit për të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Qëndrueshmëria?

Jemi profesionistë. Duhet të përballemi me ulje-ngritjet tona. Pas ndeshjes me Labërinë (Kupë, redaktori),kemi punuar që të jemi mirë psikologjikisht dhe mendërisht. Humbjet janë gjëra që ndodhin edhe duhet të përballemi me ta”.

Partizani ka një pikë, e bën më të vështirë ndeshjën?

Kam shumë besim te lojtarët e mi neser. E dimë që partizani do të jetë mjaft i motivuar për të luajtur ndaj nesh por ata duhet të përballen me ne që jemi një ekip i fortë. Do të jetë një ndeshje me mjaft rivalitet. Do bëjmë lojën tonë. Ti fusim në persion me principet e lojës tonë të cilat dimë ti realizojmë mjaft mirë dhe të dalim me rezultat pozitiv”, ndër të tjera./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!