Fenomeni/ Java e 3-të, vetëm Egnatia ‘vendase’

Fushat e ‘Abissnet Superiore’ jashtë kondicionit. Alarmi shtohet kur dhe ‘Selman Stërmasi’ t’i bashkohet klubëve pa një impiant gati…

‘Abissnet Superiore’ edhe për javën e tretë do të luhet në tri ditë. Sipas Sektorit të Garave ajo është konceptuar të nisë të shtunën me dy takime për të vijuar të dielën me supersfidën Partizani- Vllaznia në Elbasan Arena dhe për të mbyllur të hënën në mesditë me takimet e mbetura në kalendar.

Siç dhe shihet në kalendarin e javës, Kastrioti, Teuta, Partizani dhe së fundi Laçi nuk kanë mundësi të luajnë pritës. Po ti shtosh dhe Dinamon e Kukësin, klube që ende nuk kanë një strehë, i bie që këto javë po luhen në fusha neutro.

Pas Teutës edhe Laçi ka mbjellë tapetin aktual me bardhezinjtë që kanë për të përcaktuar fushën për takimet e afërta.

Të shtunën 25 shtator:

Kastrioti-Tirana 13:45 (Kamëz)

Teuta-Dinamo 13:45 (Rrogozhinë)

Të dielën 26 shtator:

Partizani-Vllaznia 19:45 (Elbasan Arena)

Të hënën 27 shtator:

Egnatia-Skënderbeu 13:45

Laçi-Kukësi 13:45 (papërcaktuar)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!