Dramë në Prishtina-Gjilani, Drenica merr kreun

Drenica fiton në transfertë dhe merr kreun e Superigës së Kosovës me 10 pikë në katër javë.

Në Prishtinë, stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtina e Gjilani luajtën sot takimin e tyre për llogari të javës së katërt në Superligën e Kosovës.

Një duel i ndezur ku rastet nuk munguan. Në pjesën e parë, Leutrim Kryeziu pati një moment të pastër por nuk arriti të shënojë.

Megjithatë Prishtina i’a doli të shënojë në minutën e 84-ët, teksa Besnik Krasniqi shndërroi në gol një penallti të akorduar nga VAR. Por drama në ‘Fadil Vokrri’ vjen në të 95-ën kur miqtë nga Gjilani barazuan 1-1 me Albert Dabiqaj.

Ndërkaq në Suharekë, Ulpiana debutuese u ndesh me Drenicën e cila këtë sezon e ka nisur si pretendente. Në këtë ndeshje Drenica fitoi pas golit të realizuar në minutën e 94′-ët.

Java e 4-ët Superliga e Kosovës:

Prishtina-Gjilani 1-1

Ulpiana- Drenica 0-1

Dje:

Drita- Ballkani 0-0

Feronikeli- Dukagjini 1-0

Llapi- Malisheva 0-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!