Shqipëria në seancën e radhës polake…

Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Përgatitjet për sfidën e katërt të eliminatoreve të Botërorit ndaj Polonisë u zhvilluan sot pasdite po në stadiumin e skuadrës Polonia Varshavë. Në këtë seancë morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike të lojës.

Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi.

Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës me kuqezinjtë që do të ambientohen me fushën. (FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!