Pronari rreh presidentin e klubit

Ndodh dhe kështu. Një pronar jep urdhër të rrahë presidentin dhe avokatin e klubit të tij. Sipas gazetarit rumun Emanuel Roshu teksa ka publikuar në Twitter një status situata në klubin rumun të Kluzh ka degjenruar keq.

Me shumë mundësi eleminimi nga Dinamo Zagreb në play of-in e Europa League (4-0 dhe 1-2) kanë agravuar situatën.

Sakaq, Marius Sumudica u shkarkua nga CFR Cluj pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Crvena Zvezda. Ai shkoi ditën pas humbjes për të stërvitur skuadrën por nuk është lejuar të futet në ambietin e klubit.Pasoja: u shkarkua

“Sipas burimeve në klubin e Kluzh në Rumani, pronari i CFR kërkoi nga truprojat e tij që të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe të rrihnin presidentin dhe avokatin e klubit, para se të njoftonin se presidenti është shkarkuar”, shkruan gazetari i njohur sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!