Teleteksti i mbrëmjes…

727: Taulant Xhaka mesfushori i Bazelit, ka refuzuar ftesën e Edi Rejës për t’u bashkuar në listën paraprake të Shqipërisë për sfidat e shtatorit.

727: Teuta vazhdon të shtojë radhët dhe ditën e sotme me durrsakët ka nënshkruar mbrojtësi Igli Moqi. Vjet ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës në Kategori të Parë.

727: Kapiteni Vallznisë Erdenis Gurishta ka lënë prapa dëmtimin dhe të shtunën pritet të jetë gati ndaj Teutës për Superkupë.

727: Te Tirana po ikin talentë të shumtë duke pasuruar disi klubin por paralelisht te bardheblutë ka nisur një luftë brenda llojit me protagonist drejtorin Tefik Osmani dhe ish-drejtues apo ish futbollistë.

727: Partizani mbylli fazën përgatitore në Ohër. Nesër në 17:00 miqësore në Pogradec me vendasit.

727: Portieri Festim Miraka i bashkohet Elbasanit të ‘vjetër’. Trajneri Suta e zyrtarizon në ‘Facebook’

727: Sokol Jareci, shefi i gjykimit në FSHF thotë për sistemin VAR në Superiore: “Ky sistem që ka mbërritur në vendin tonë është i njëjti që përdoret në Europian, Botëror apo Champions League. Ndryshimi? Këtu numri i kamerave i limituar”.

727: Vijon dueli në distancë për Mbapenë për ta sjellë te Reali. Oferta e re për sulmuesin e PSG-së 170 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

727: Naser Al Khelaifi presidenti i PSG-së pas shortit të CHL: “Mbape ka një çmim. Klubi është i qartë rreth tij. Ronaldo? As që kemi diskutuar…”

727: Linkoln Red Imps nga Gjibraltari, futet në historinë e Europës. Skuadra amatore kualifikohet në grupet e Ligës së Konferences.

727: Anderleht pasi eleminoi Laçin në turin e tretë CL, thyhet nga Viteshë e Eredivisie në play off duke mbyllur aventurën europiane.

727:Xherdan Shaqiri ka marrë ftesë nga trajneri i Lion, Peter Bosz, për ndeshjen kundër Nantë që zhvillohet të premten. Me vetëm tri seanca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!