Tirana kalon Vllazninë në miqësore

Miqësore në ‘Selman Stërmasi’: Tirana- Vllaznia 1-0 (Xhixha 18′)Tirana në miqësore tregon se pavarësisht rëndësisë di të imponohet ndaj të mëdhave. E bëri ndaj Dinamos në testin e kaluar ndërsa fitoi në Pogradec 2-0 e bën edhe sot në ‘Selman Stërmasi’ duke mundur një skuadër të fortë si Vllaznia 1-0.

Pjesa e parë mjaft e luftuar ndërsa pa kaluar 18 minuta lojë, Redon Xhixha i dha avantazhin Tiranës.

Në fund të pjesës së parë Latifi kishte një mundësi për të shënuar përballë Bekajt. Prishtinasi priti mrekullisht.

Pjesa e dytë u luajt nën ritmin e 45 minutave të para. Të dy kampet në tentativë për të parë kontigjentin në dispozicion, alternuan formacinonet.

Deri në fund asnjë gol. Tirana fiton ndaj Vllaznisë dhe rrit kredencialet para javës së parë që nis me 11 shtator.

TIRANA: Bekaj, Toli, Hoxhallari, Behiratçe, Përgjoni, Limaj, Hoti, Totre, Xhixha, Seferi, Ngo. Tr: Orges Shehi.
VLLAZNIA: Zogoviç, Shimaj, Adili, Falloue, Smajli, Krymi, Kruja, Jonuzi, Herik, Latifi, Aralica. Tr: Tomas Brdariç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!