Dinamo nuk i ndahet testeve në juglindje

Dinamo pritet të jetë kockë e fortë për të gjitha konkurentet e Kategorisë Superiore starti i së cilës është parashikuar në 11 shtator.

Blutë prej javësh në Pogradec kanë kryer seanca intensive ndërsa paralelisht kanë kryer dhe teste miqësore. Pas humbjes me Tiranën 0-2 sot fitojnë 2-0 me maliqarët inferiorë.

Sot klubi njofton në rrejete se ka luajtur me Maliqin e Kategorisë së Parë:

Një tjetër ndeshje miqësore u zhvillua sot në Pogradec përballë Maliqit. Trajneri Shkëmbi i dha mundësi të gjithë futbollistëve duke i aktivizuar nga 45’. Golat u realizuan nga Gavazaj dhe Chinedu. Ekipi do të qëndrojë deri në fundjavën e ardhshme në Pogradec ku do të zhvillohet edhe një miqësore tjetër “, shkruan në zyrtare klubi blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!