Teuta kudo

Teuta para se të luajë finalen e Superkupës me Vllazninë në 28 gusht në Elbasan po stervitet intensivisht. Skuadra ka hyrë në ditën e tretë përgatitore.

Sot u testua brenda familjes: Klubi shkruan:

“Ndeshja mes Teutës dhe Teutës U21 ka përfunduar me rezultatin 6-2. Golat në miqësoren e sotme, u shënuan nga Gorgiev 55′ Kallaku 35′ 43′ 57′ 64′ Todorvski 70.”

Sakaq klubi durrsak përmbledh ditën e përgatitoreve në shtëpi me një njoftim.

“Teuta sot ka vijur ditën e 3-të përgatitjeve në Durrës dhe deri tani gjithçka shkon sipas planit. “Djemtë e detit” vazhdojn të punojë sipas programit të stafit teknik.

Faza përgatitore në Durrës është shumë e rëndësishme për nivelin që duhet të arrijë skuadra për sezonin e ri dhe kjo ka bërë që futbollistët të jënë në atmosferë pozitive.

Ritmi i stërvitjes vazhdon të jetë i lartë, skuadra punoj sot me një seanca të kombinuara për akumulim të forcës, kondicionit fizik, pa lënë pas pjesën tekniko-taktike.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!