Arapi mbyll me futbollin e luajtur


Diçka duket se zien te klubi kampion i vendit. Lojtarë titullarë që largohen pa një shpjegim të qartë mediatik. Një faleminderit nuk mjafton për Rustem Hoxhën, Stivi Frashërin dhe së fundi ikonën Renato Arapi.

Në Durrësin futboll, zhvillimet e fundit kanë figuruar intensive. Largimi i Rustem Hoxhës, Florent Avdylit, Blerim Krasniqit, Stivi Frashërit u shoqëruan edhe nga ndërprerja e punës së drejtorit Starova.Përajshtim bën vetëm Dejvi Bregu…

Por një tjetër element i cilësisë së lartë raporton se ka mbyllur me Teutën.

Renato Arapi në moshën 34 vjeçare deklaroi të mërkurën vonë se ka mbyllur jo vetëm me durrsakët me të cilët fitoi titullin e 6 kampion (5 me Skënderbeun) por se ka vendosur të mbyllë karrirën e futbollit të luajtur.

Ndërkaq Teuta zyrtarizoi dje portierin vlonjat Panajot Qirko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!