Vllaznia para Superkupës, mund Tërbunin

Shënon me penallti Liridon Latifi në 56′
Vllaznia avanacon me përgatitjet për Superkupën e Shqipërisë në program në 28 gusht në ‘Elbasan Arena’. Përballë shkodranëve si fitues të Kupës së Shqipërisë do të jetë Teuta e Edi Martinit si kampione në fuqi.
Mbetur te Vllaznia në përgatitore ajo sot u testua në ‘Loro Boriçi’ me Tërbunin e Pukës që drejtohet nga Elvin Beqiri.
Një duel i cili u fitua nga shkodranët me shifrat minimalë 1-0 pas realizimit nga penalltia e Latifit në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes Brdariç ka theksuar para mediave se skuadra tashmë është konfiguruar dhe se mekanizmat po funksionojnë mirë.