Shuhet Myler, sulmuesi i madh i zonës…


Ditë e trishtë për futbollin, Gerd Myler shuhet në moshën 75 -vjeçare. Golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës, idhulli i Bajern Mynih dhe kampion Bote me Gjermaninë në 1974. Ai arriti rekordin për golashënuesit më të mirë të vitit kalendarik (1971-72) me 40 të tillë. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte 365 herë.

Gerd Myler, ish-sulmuesi i famshëm i Bajern Mynih dhe kombëtares së Gjermanisë ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeç.

Sulmuesi i famshëm i viteve 1970-80 teksa shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit 1974 në Gjermani-Holandë (2-1) vuante prej disa vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit.

Përpara se të shpallej kampion Bote ish-numri 13-të i ‘Pancerave’ pati fituar edhe Europianin në vitin 1972.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!