Gafë e Volfsburg me ndërrimet…eleminohet
Klubi ka nisur procedurat e ankimimit për eleminimin nga DFB.
Tani është zyrtare: Volfsburgu i Mark van Bomel pas një vendimi të Komisonit të Disiplinës është eliminuar nga DFB-Pokal (Kupa e Gjermanisë).
Në raundin e parë skuadra e Bundesligës nuk arriti të fitojë në 90′ ndaj Munster i cili militon në nivelin e 4 gjerman. Në shtesë Volfsburg arrin të dominojë dhe të shënojë dy gola për një 1-3 final dhe një kalim turi (08.08. 2021).
Mirpo jo gjithëçka ka shkuar mirë për skuadrën e holandezit. Një ndërrim më shumë se sa lejon rregullorja e Federatës Gjermane i ka kushtuar eleminimin nga Kupa.