Reali gati çmenduria e radhës…

Klubi i famshëm spanjoll, hedh hipotezat e para për t’ju bashkuar Premier League në Angli.

Real Madrid do të udhëtojë sot drejt zonës baske për të luajtur takimin e parë sezonal me Alaves duke i dhënë udhë sezonit të ri i cili u hap dje me Valencia-Getafe (1-0).

Por tema spostohet te lufta e hapur që ka kapur klubin e famshëm së fundi me UEFA-n dhe vetë La Liga-n. Florentino Perez fillimisht u ndal nga UEFA për Superligën e Europës ndërsa së fundi e ka gjetur “belaja” me kampinatin spanjoll.

Klubi mbretëror është kundër marrëveshjes së Ligës me fondin CVC i cili pasi mori aprovimin e shumicës së klubëve pjesëmarrëse do të investojë rreth 2.7 miliard euro për 40 vite duke marrë si kompensim 10% të aksionëve. (Aprovuar në datën 12 gusht 2021)

Por ajo që po trondit opinoinin sportiv në Spanjë dhe jo vetëm lidhet me një lajm të shpërndarë nga Mundo Deportivo e cila shkruan se Real Madrid po sheh nga divorci me kampionatin ku ka fituar 34 tituj.

Sipas prestigjiozes, Reali kërkon të bashkohet me Sitin, Liverpulin, Arsenalin, Çelsin, Junatid etj në Premier League. Një çmeduri për ta …menduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!