Perez: Mesi te PSG? Nuk ndikoj te Barcelona…

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të fundit se ai ndikoi indirekt në largimin e Mesit nga Barça.

Në vijim të spekulimëve të mediave dhe personazhëve të ndryshëm se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka ndikuar në largimin e Lionel Mesit nga La Liga, i ka dhënë përgjigje vetë numri një i ‘Galaktikëve’.

Për më tepër ai akuzohet se ka patur ndikim te vendimet e fundit të Barcelonës, skuadër që refuzoi marrëveshjen e La Liga-së me CVC-në për ti dhënë 10% në këmbim të milionave euro.

Presidenti i “Los Blancos” përmes një komunikate zyrtare tha se është e pamundur të ndikonte në këtë vendim.

Është e pamundur që kam ndikim në largimin e Mesit ose te ndonjë vendim tjetër te FC Barcelona”, shkarn Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!