Mesi foli mes…lotësh

Akuzon Laportën me fjalët: ‘Nuk deshën të vijonim’.

Ashtu siç dhe pritej Lionel Mesi doli sot para mediave per te folur lidhur me largimin e tij nga Barcelona pas 21 viteve

Mesi pasi u kaplua nga dënesa tha se kontrata e tij me Barçen ishte gati por… në fund pranon se kalimi i rij në Paris është një mundësi e prekshme.

“Unë e ula pagën deri në 50%, por më thanë se as kjo nuk mjaftonte. Dhe, pastaj nuk më kërkuan ulje tjetër. Laporta tha që thjesht ishte e pamundur sipas tij shkaku i borxhit dhe La Ligas. Barcelona nuk deshi t’i vazhdojë bisedimet. Lajmet se Barcelona më kërkoi ulje prej 30% janë gënjeshtra. Bisedimet u ndalën sepse Barcelona nuk deshi të vazhdojmë. E dinte se La Liga nuk do ta lejonte këtë të ndodhte, ishte e pamundur. Dhe unë duhej të kujdesesha për karrierën”-godet Mesi

Nuk e di nëse do të jem në gjendje të flas sot. Jam menduar shumë këto ditë, kam qenë i bllokuar dhe nuk ia kisha idenë se çfarë të thoja

Kjo lamtumirë është realisht e vështirë për mua, kam një jetë këtu dhe nuk isha gati të largohesha, ndryshe nga viti i kaluar kur isha gati të ikja.

Atëherë e dija se çfarë të thoja, tani jo. Isha i bindur që do të vazhdoja karrierën time te Barcelona, ishte dëshira ime më e madhe. Gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu dhe të shijoj jetën e mrekullueshme në këtë qytet.

Isha i bindur se do të qëndroja te Barcelona. Kjo është shtëpia ime, shtëpia jonë. Unë doja të qëndroja këtu, ky ishte plani… por sot duhet të them lamtumirë pas një jetë të kaluar këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!