Horge Mesi: Po, ne po shkojmë në Paris

I pari që mbërriti në terminalin e fluturimeve private ishte Horge Mesi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit të famshëm Lionel Mesi.

Dukshëm i mërzitur, para pranisë së shumtë të kamerave dhe gazetarëve, babai i Mesit deklaroi përfundimisht:”Po, ne po shkojmë në Paris”.

Por, para se të merrte fluturimin që do ta çonte në kryeqytetin francez për të nënshkruar me PSG për dy vitet e ardhshme, plus opsionin e një shtesë, me një normë prej gati 40 milionë euro në sezon, Horge Mesi donte të tregonte fajtorët se djali i tij nuk vazhdon në FC Barceloba: “A doni të dini kush është fajtori? Zbulojeni në klub ”.

Një fjali, që tregon hapur se Laporta dhe drejtuesit e Barçës janë përgjegjësit për lojtarin që nuk vazhdoi me Blaugranët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!