Lieçester fiton Superkupën e Anglisë

Një penallti e dyshimtë, akorduar në fundin e finales së Superkupës së Anglisë mes Lieçester- Mançester Siti, luajtur në Wembley e kthyer në gol në të 86′-ën nga Kaleçi Iheanaço i ka dhënë trofeun e parë ‘Dhelprave’ të Roxhers për 2021-22.

Një supersfidë e cila u ndoq nga tifozë të shumtë në tribuna dhe pati risinë e aktivizimit të Grilish nga Pep Guardiola te ‘Qytetarët’ vetëm pas pak orëve të zyrtarizuar në klubin kampion.

Përgjithësisht një sfidë emocionale me formacionin e Brendan Roxhers që iu afrua golit në fund të pjesës së parë teksa sfera u ndal nga shtylla. Në kahun tjetër Siti edhe pse ishte më kërkues, nuk ia doli të shënojë. Trofeu i parë sezonal, i shkon Lesterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!