UEFA proces gjyqësor ndaj Anglisë

‘Euro 2020’ me finalen e madhe në Wembley fituar nga Italia ndaj vendasëve të Anglisë duket se ende nuk i ka mbyllur “dyert”.

Mësohet se UEFA ka hapur proces disiplinor kundër Federatës Angleze të Futbollit (Fa) për trazirat e krijuara nga tifozët në Wembley me rastin e finales së Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë.

Kjo u njoftua nga organi që qeveris futbollin evropian, pas hetimit të kryer nga inspektori i etikës dhe disiplinës mbi atë që ndodhi më 11 korrik në impiant dhe rreth stadiumit të Londrës gjatë ndeshjes.

Procedurat disiplinore kundër Federatës Angleze të Futbollit kanë të bëjnë me një shkelje të mundshme të Nenit 16 të Rregullave Disiplinore të UEFA -s (në lidhje me sigurinë në ndeshje) për “mungesën e rendit dhe disiplinës nga ana e tifozëve të saj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!