Vllaznia, vjen gjoba nga UEFA

Vllaznia e ka mendjen te sfida e vajtjes nesër në 19:00 me AEL Limasol për turin e dytë kualifikues në Conference League por drejtuesit e klubit shkodran duhet të nisin të mendojnë edhe për gjobën e akorduar nga UEFA.

Mësohet se institucioni i lartë europian për trazirat e tifozëve të Vllaznisë në ndeshjen me Shiroki Brijeg në transfertë është gjobitur me 5 mijë euro.

Por masa e gjobës figuron më e lartë pas veprimit të tifozerisë kuqeblu teksa Vllaznia shënoi golin e parë në të kthimit. Masa ndëshkimore ne euro për këtë veprim figuron 10.700. Në total klubi shkodran duhet të shlyejë 15.700 euro/Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!