Emeri: Superkupa ndaj Çelsit privilegj

Të mërkurën në Belfast, Superkupa e Europës duke nisur nga ora 21:00

Çelsi dhe Vijareal kanë një trofe për të diskutuar në Belfast nesër në mbrëmje. Kampionët e Europës në Champions të teknikut Tuhel dhe ata të Europa League (Vijarreal) përballë në atë që konsiderohet si trofeu i parë i madh europian i sezonit të ri.

Para kësaj sfide, mjeshtri i ‘finalëve’ Unai Emeri i cili vjen në krye të spanjollëve deklaroi kështu sot:

Ne kemi disa mungesa si Iborra, i cili nuk bëri asnjë minutë në fazë përgatitore.Dje Foyth pati një dëmtim të vogël. Sfidojmë një kundërshtar që ka mundësinë të nënshkruajë me lojtarë si Lukaku, por ne kemi krenarinë tonë, jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme. Finalja e Ligës së Evropës është referenca jonë për këtë ndeshje ”. Gjykon rusi Karasev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!