Dinamo ngec në testin me Burrelin

Miqësorja e sotme në ‘Selman Stërmasi’ u mbyll pa gola 0-0

Ishte planifikuar dhe u luajt sot në kryeqytet ndeshja miqësore mes Dinamos së re me Bledi Shkëmbin në timon dhe Burrelit të Sajmir Patushit.

Blutë me një merkato ekstra për të përballuar Kategorinë Superiore ndërsa matjanët edhe pse të përforcuar do jenë sërish në të Parën.

Klubi i Dinamos ka njoftuar lidhur me testin e sotëm pa u zgjatur në përbërje dhe detaje të tjera informuese.

Përfundon ndeshja e parë miqësore,FK Dinamo 0-0 Burreli. Trajneri Shkëmbi i dha mundësi të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion! Skuadra bëhet gati të nisë nga dita e Hënë fazën përgatitore për 4 javët në vazhdim”,shkruan Dinamo në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!