Teuta ndalet nga Struga në miqësore

Durrsakët janë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Sherif Tiraspol.

Miqësore: Struga- Teuta 2-1

Kampionia e Shqipërisë Teuta e Durrësit, përpara se të kthehej në shtëpi pas minifazës në Maqedoni të Veriut, luajti sot testin e fundit me Strugën. Ky takim luajtur në temperatura të larta përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit e “Trim & Lum”.

Durrsakët shënuan me penallti në fraksionin e parë me anë të Dejvi Bregut, ndërsa për Strugën shënoi mbrojtësi Bosançiç dhe Bunjamin Shabani. Autori i golit të dytë ka patur një eksperiencë të shkurtër me Partizanin në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!