Longo nis nga puna, Kukësi në ‘njohje’

Ka nisur epoka Longo te Kukësi. Pas prezantimit të djeshëm skuadra sot ka zbritur në terren për të kryer dy seanca përgatitore. E para dites ishte e lehtë ndërsa pasdite nisën të siperfaqësojnë detajet e para të stafit të ri.
Klubi e zbardh axhendën e dites në rrjete:
“Ekipi ka vijuar ditën e sotme me përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra ka zbritur në fushë pasdite për të kryer edhe stërvitjen e dytë, pas asaj që zhvilloi gjatë paradites.
Stafi teknik e ndau ekipin në grupe, teksa ditët e para i shërbejnë stafit për tu njohur me futbollistët por njëkohësisht edhe futbollistët për tu njohur me njëri-tjetrin.
Skuadra do të zhvillojë ditën e nesërme dy seanca të tjera stërvitore dhe është planifikuar një seancë paradite dhe një pasdite.”